E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi: “Dua të jem sa gjysma e Pelesë dhe Maradonës”



Sulmuesi i Anglisë, Uejni Runi është i përqendruar për të provuar veten se është nga sulmuesit më të mirë në botë pas ndeshjes së tij të qetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Runi, për të cilin ekspertët besonin se do të ishte një nga më të spikaturit në Botëror, thuajse doli jashtë lojë në barazimin 1-1 kundër SHBA-ve. Sulmuesi 24-vjeçar bëri një fushatë të shkëlqyer në Premier Ligë me Mançester Junatid, por dëmtimi i tij në ndeshjen kundër Bajernit të Munihut në Ligën e Kampioneve ka ndikuar jo pak në formën e tanishëm të Runit.
Anglia synon të lërë pas shpine barazimin me SHBA-të në ndeshjen hapëse, ndërsa ajo do të përballet të premten me Algjerinë, të vetmen skuadër ende pa pikë në grupin C. “Kjo është një mundësi e madhe për mua për të treguar vetën në nivelin botëror”, - tha Runi. “Unë kam parë atë që ka bërë Maradona dhe Pele. Ata e fituan Kupën e Botës duke marrë virtualisht ekipin mbi shpatullat e tyre dhe ia dolën. Nëse unë do të arrij të bëj gjysmën e asaj që kanë bërë ata, kjo do të jetë diçka e madhe. Është e vështirë për mua të luaj aq mirë sa unë dëshiroj pas dëmtimit që pësova kundër Bajernit të Munihut”. igurisht që unë dëshiroj të shënoj. Futbolli ndërkombëtar është i vështirë tani. Ne kemi nevojë për 11 lojtarët për të fituar ndeshjet”.Anglia synon të lërë pas shpine barazimin me SHBA-të në ndeshjen hapëse, ndërsa ajo do të përballet të premten me Algjerinë, të vetmen skuadër ende pa pikë në grupin C. Barazimi 1-1 me Shtetet e Bashkuara ngriti shumë çështje në lidhje me formën e “Tre luanëve” dhe ata e dinë se vetëm një fitore bindëse me rezultat dhe lojë mund të rikuperojë imazhin e dëmtuar nga gafa e portierit Robert Grin. Anglia ka nevojë për tri pikët përpara se ajo të përballet me Slloveninë kryesuese, më 23 qershor. Portieri Grin e ndjen ende “terrorin” e shkaktuar nga goli i Klint Dempsejit, pas një gafe idiote tipike për portierët anglezë. Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, do të luajë të gjitha letrat, duke deklaruar se formacionin përfundimtar startues do ta bëjë të ditur vetëm pak orë përpara fillimit të sfidës në Kejp Taun. Algjeria mund të hedhë forca të freskëta në fushë pas humbjes së papritur 1-0 me Slloveninë, por loja afrikanëve bindi shumë pak.

Natë e frikshme në Afrikën e Jugut, heshtin vuvuzelat

Për të parë në historinë e kampionateve botërore, vendi organizator rrezikon seriozisht të mos kalojë fazën e grupeve

Për herë të parë boritë e famshme “vuvuzela” kanë heshtur në stadiumet e Afrikës së Jugut, kjo falë fitores 3-0 të Uruguait me vendin organizator të Kupës së Botës. Për të parë në historinë e kampionateve botërore, vendi organizator rrezikon seriozisht të mos kalojë fazën e grupeve. Shefi i Komitetit Organizator të Botërorit, Deni Xhordan, theksoi se humbja e Afrikës së Jugut ka një kosto. “Largimi i vendit organizator ndikon gjithmonë në suksesin e një turneu”, - tha Xhordan gjatë një konference për shtyp në Johanesburg. “Ishte një natë shumë e dhimbshme”, - theksoi ai pas humbjes 3-0 kundër Uruguait, përmes së cilës ekipi “Bafana Bafana”, rrezikon seriozisht kalimin në një të tetat e finaleve. “Ishte një natë, në të cilat vuvuzelat qëndruan të heshtura”, - plotësoi Xhordan. Shumë tifozë vendas nisën të largohen kur rezultati kishte shkuar 2-0 në stadiumin e Pretorias.

18 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›