E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina “shtyp me rul” Korenë



Argjentina e Diego Armando Maradonës është afër kalimit midis 16 skuadrave më të mira. Mjeshtri i mesfushës, Lionel Mesi, ishte në një tjetër ditë të shkëlqyer. Argjentina e Diego Armando Maradonës është afër kalimit midis 16 skuadrave më të mira të Botërorit pas fitores 4-1 kundër Koresë së Jugut. Sulmuesi i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain shënoi tre gola, duke qenë kështu edhe golashënuesi më i mirë i momentin në Kupën e Botës. “Unë duhet të falënderoj djemtë e mi për punën e madhe që ata bënë. E vetmja rrugë që Koreja e Jugut të na e bënte të vështirë jetën tonë do të ishte nëse ne do t’i linim ata të bënin lojën e tyre”,- tha Maradona. Për shembull, nëse ne do t’u jepnim atyre të kishin më shumë kontroll për topin ose hapësirë për të vrapuar apo të bënim gabime si ai që bëri (mbrojtësi Martin) Demikelis. “Ne kurrë nuk u shqetësuam dhe ata nuk na vunë kurrë në vështirësi”. Mjeshtri i mesfushës, Lionel Mesi, ishte në një tjetër ditë të shkëlqyer (tre asistë të tij), teksa Argjentina e mbylli pjesën e parë më avantazhin 2-0, falë një goli me kokë nga Higuain dhe një autogoli të koreanojugorit, Park Chu-Young.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, e cila na vendos në shumë afër raundit të ardhshëm, ne luajtëm një ndeshje të madhe”, - tha lojtari më i mirë i ndeshjes, Higuain. “Ishte shumë e vështirë dhe ne e dinim se do të ishte një ndeshje e fortë, por ne ia dolëm të menaxhonim lojën duke luajtur në stilin tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë kështu”.
Argjentina kaloi përpara kur sulmuesi i Monakos, Park devijoi në portën e tij një goditje të lirë të ekzekutuar nga Lionel Mesi në minutën e 17-të, përpara se Higuain me një goditje me kokë të zgjeronte avantazhin për gjigantët nga Amerika e Jugut në minutën e 33-të. Lee Chung-Yong i dha ekipit të tij pak shpresë kur shënoi në fund të pjesës së parë, por Argjentina e drejtuar nga regjisori Lionel Mesi, shkarkoi gjithë arsenalin e saj në fraksionin e dytë. Higuain shënoi dy gola të tjerë brenda katër minutash (76’ e 80’)në pjesën dytë përpara një turme prej më shumë se 82 mijë tifozësh në “Soccer City”. “Ne luajtëm mirë, por ishin disa gjëra që kushtëzuan lojën tonë dhe ne nuk i shfrytëzuam rastet”, - pranoi trajneri i Koresë së Jugut, Huh Jung-Moo. “Unë mendoj se ne luftuam kundër një formacioni që ka në gjirin e tij disa lojtarë yje dhe mësuam shumë nga loja.
“Ndeshja jonë e ardhshme kundër Nigerisë është ekstremisht e rëndësishme pasi do të vendosë nëse ne do të kalojmë në raundin me 16 skuadra apo jo”.

Maradona: “I kërkoj falje Platinisë, jo Pelesë”

Pasi kishte kritikuar në mënyrë publike Pelenë dhe Platininë të mërkurën gjatë konferencës për shtyp, Diego Maradona kërkoi falje drejt presidentit të UEFA-s, francezit Mishel Platini. “Zoti Platini më dërgoi një letër, duke më shpjeguar se nuk i kishte thënë kurrë ato që ju (gazetarët) keni shkruar se ai ka thënë, atëherë unë i kërkoj falje Platinisë, por jo Pelesë”, - tha Maradona. Trajneri argjentinas kishte thënë se vendi i Pelesë tani është në një muze.

Tripleta, Higuani barazohet me Batistutën

Gonzalo Higuain shënoi tripletën e parë në një Kupë Bote pas 12 vitesh, duke udhëhequr Argjentinën në një fitor 4-1 kundër Koresës së Jugut, por të githa pasat e fundit ishin të Lionel Mesit. Sulmuesi argjentinas shënoi me kokë në minutën 33-të në “Soccer City” duke realizuar edhe dy të tjerë në minutën e 76-të dhe 80-të. Gabrel Batistuta kishte shënuar tripletën e fundit në një Botëror, kundër Xhamajkës në vitin 1998 në Botërorin francez. Ai gjithashtu kishte shënuar tre gola kundër Greqisë në “SHBA 1994”. Argjentinasi tjetër që ka shënuar tre gola në një Kupë Bote ka qenë Guillermo Stabile në fitoren 6-3 në ndeshjen inaugurale kundër Uruguait në vitin 1930.

18 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›