Runi: “Gol për të fituar bastin me Fergusonin

Irgis Hysenaj
Sulmuesi i Mancester Junajtid Uejni Runi shprehet se do të shënojë në "San Siro" dhe do të fitojë bastin me Fergusonin. "Njerëzit më kanë kritikuar mua që nuk kam shënuar mjaftueshëm dhe kjo më shqetëson kur unë nuk ‘tund' rrjetën. Unë po eci mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe të fitoj bastin që kam me trajnerin. Nuk janë një shumë e madhe parash, por është një stimul i mirë për ndeshjen"-u shpreh Runi. Megjithatë me rëndësi për 22-vjecarin është fitorja e skuadrës. "Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të fitojë, nëse unë shënoj, atëherë bëj pjesën time"-tha ai. Sulmuesi i kombëtares angleze shton se tani ai është përmirësuar krahasuar me ndeshjen dy viteve më parë. "Kur ne shkuam në Milano dy vite më përpara dhe humbëm, ne luftuam pak. Unë Kristiano dhe Daren Flecer ishim të rinj dhe kjo u tregua në fushë përballë lojtarëve si Paolo Maldini. Por ne jemi pjekur si skuadër. Kështu që shpresoj që të shkojmë në Milano dhe të mbarojmë punë"- përfundoi Runi.