Çelsi kërkon historinë në Champions

Liverpulin e Rafa Benitez për në finalen e Ligës së Kampioneve, Celsi do të hidhte për herë të parë një hap historik gjatë historisë së "Bluve" në Ligën e Kampioneve. Klubi i miliarderit rus Roman Abramovic, njëriut të 12 më të pasur në botë, ka qenë dy herë në tri vitet fundit pranë finales, por është eliminuar në gjysmëfinale: nga Monako në vitin 2004 dhe nga Liverpuli në vitin 2005.
Skuadra e Xhon Territ dhe e Drogbasë me shokë thuajse e ka humbur betejën për titullin e tretë kampion (rresht) kur ndodhet pesë pikë larg krysuesit Mancester Junaitid (edhe ky gjysmëfinalist në Champions me Milanin).
Celsi mbërrin në "Old Traford" me avantazhin e ndeshjes së parë (1-0, gol i Xho Kol) dhe synon barazimin si rezultatin më të pranueshëm, teksa i mjafton edhe një humbje 2-1 nga Liverpuli, që e eliminoi në gjysmëfinalen dramatike të vitit 2005 me një gol të konsideruar nga media sportive si fantazmë.
Duke folur për ndeshjen e së mërkurës dhe mbrojtjesn e rezultatit 1-0 të ndeshjes së parë, Sheva tha për uefa.com: "Ndeshja e parë prodhoi një fitore shumë të rëndësishme. Ishte një ndeshje e mirë, në pjesën e parë Celsi luajti shumë mirë dhe krijoi dy apo tri raste të pastra për gol. Ishte një ndeshje e vështirë midis dy ekipeve shumë të afërta. Ne kemi shanse të mira për të shkuar në finale".
Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez beson se skuadra e tij nuk do të jetë vetëm (You never ëalk alone)dhe shumë te mbështetja e tifozerisë së jashtëzakonshem në "Old Traford".
Champions
"Blutë" e Celsit nuk kanë fituar asnjë Ligë Kampionesh. Të "Kuqtë" e Liverpulit kanë fituar pesë herë kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubet.
Premiership
Balanca e titujve në kampionat anon dukshëm nga ana e liverpulasve: 18 trofe përkundrejt 3 të Celsit. "Blutë"
kanë fituar dy titujt e fundit.