E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevçenko, syrin rekordin te Gerd Mylerit

ASA (Albania Sport Agency) - Andrij Shevcenko i ka të gjitha shanset për të shkruar emrin e tij në librat e historisë së këtij sezoni, vecanërisht nëse Celsi do të kalojë Liverpulin dhe do të arrijë në finalen e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi ukrainas ka shënuar 59 gola në kompeticionet e klubeve të organizuara nga UEFA dhe është vetëm 3 gola larg të madhit Gerd Muler, futbollistit të Bajernit të Munihut që ka shënuar 62 gola dhe kryeson renditjen e përgjithshme të të gjitha kohrave. 30-vjecari ukrainas i ka të gjitha mundësitë për të arritur këtë objektiv nëse ai shënon tri gola me Liverpulin dhe Milanin, nëse Celsi arrin në finale. Vetëm një gol do ta barazonte Shevën me sulmuesin e Realit të Madridit, Raul Gonzales, i cili ka shënuar 56 gola në Ligën e Kampioneve, një më shumë se Shevcenko.
Golat në Europë
62: Gerd Myler (Bajern Munih)
59: A. Shevcenko (Dinamo Kiev, Milan, Celsi)
58: Raul Gonzalez (Real Madrid)
Kupa e Kampioneve
56: Raul Gonzalez (Real Madrid)
55: A. Shevcenko (Dinamo Kiev, Milan, Celsi)
53: Van Nistelroj (PSV, Man.Jun, R.Madrid)
4 gola në një ndeshje
- Marko van Basten, 1992
- Simone Inzagi, 2000
- Dado Përso, 2004
- Andrij Shevcenko, 2005
Golat më të shpejtë
- 10.03 sek: Roj Makaj
- 20.07 sek: Gilberto
- 20.12 sek: Alessandro Del Piero
- 21.20 secs: Klarence Seedorf

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›