U-21. Derbi i Kievos në Shkodër, Rrudho kundër Fatiç

ASA (Albania Sport Agency)- Miqësorja Shqipëri-Mali Zi, e vlefshme për ekipet Shpresa (nesër në stadiumin "Loro Borici", ora 17:00) do të këtë brenda saj edhe një sfidë të vogël midis dy lojtarëve të skuadrës italiane te Kievos, atë midis shqiptarit Xhulian Rudho dhe malaziasit Ivan Fatic.
19-vjecari lushnjar konsiderohet si një nga zbulimet reja të U-21 të Shqipërisë, por te Kievo luan zakonisht me të rinjtë (5 ndeshje, 0 gola). Të njëjtin status e gëzon te ekipi tij përfaqësues edhe mesfushori 18-vjecar malazias (1.88 m), që me Kievon rreshtohet në radhët e mbrojtjes. Fatic aktivizohet me ekipin e të rinjve, ku ka luajtur 8 ndeshje (1 gol).
Ndeshja miqësore me Malin e Zi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të eliminatoreve të Euro 2009, ku Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
Miqësorja me Malin e Zi është e para e U-21 që do të luhet në Shqipëri për vitin 2007, pasi tri ndeshjet e tjera miqësore ndërkombëtare janë zhvilluar jashtë: me Turqinë 0-2 (në Stamboll), me Greqinë 3-1 (në Athinë) dhe Maqedoninë 0-1 (në Manastir). Bilanci i deritanishëm është dy fitore dhe një humbje (golat 4-3)
Në listën "Bushati U-21" prej 20 lojtarësh bëjnë pjesë pesë lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja: Enea Koliqi (Iraklis, Greqi), Andi Lila (Iraklis, Greqi), Xhuljan Rrudho (Kievo), Renaldo Rama (Olimpiakos, Greqi), Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947, Itali) dhe Rigers Hysko (Syrianska I.F, Suedi). Nga kampionati shqiptar janë Elis Bakaj, Enco Malindi, Gerhard Progri dhe Erando Karabeci, Olti Bishani, Xhevair Sukaj, Gilman Lika, Alsidi Tafili, Vangjel Mile, Emiljano Vila, Renato Arapi, Bledion Guga, Marenglen Shoshi.
Trajneri i Malit të Zi, Dushko Vlaisavljevic ka thirur 19 lojtarë. Portier: Ivan Janushevic; mbrojtës: Elsad Zverotic, Nikola Vujadonovic, Blazo Rajovic, Janko Simovic, Blazo Igumanovic, Slobodan Lakicevic dhe Drashko Bozhovic. Në mesfushë janë: Ivan Fatic (Kievo, Itali), ZIjda Adrovic, Marko Cetkovic, MIlan Djurishic, Danilo Tomic, Luka Diorovic dhe Ivan Delic. Në sulm janë thirrur Slaven Stjepanovic, Bogdan Milic, Goran Vujovic dhe Simon Vukcevic.