Bullgaria, në krizë për trajner të Kombëtares

ASA (Albania Sport Agency)- Bullgaria është ende në krizë për të gjetur një trajner të perhershëm të ekipit Kombëtar të futbollit, kur dhe kandidatura më e fundit, Krasimir Balukov (ish-lojtar i Kombëtares) refuzoi drejtimin e ekipit, duke zgjedhur gjermanët e Hertës së Berlinit.
Pas dorëheqjes (shkarkimit) të Hristo Stojckovit pas barazimit me Shqipërinë (0-0), Federata Bullgare e Futbollit caktoi trajnerin e Levskit, Stanimir Stojlov, për të drejtuar përfaqësuesen në dy ndeshjet e ndeshjen e arshshme kundër Bjellorusisë (2 qershor 2007 dhe 6 qershor).
Pas këtyre takimeve në bazë të marrveshjes, së bërë midis klubit të Levskit dhe Federatës bullgare, Stoilov do të rikthehet në sërish në drejtimin e Levskit të Sofjes. Stojlov, 40 vjec, i thirur me nofkën "Muri" nga tifozët e Levskit, ka luajtur në Turqi, Bullgari dhe Portugali.
- Në foto, Balukov (djathtas)