Runi pezullohet 3 ndeshje nga UEFA
Një çmenduri e paprovokuar solli një përjashtim dhe, për më keq, një dënim të rëndë. Uejn Runi është pezulluar për 3 ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s pas kartonit të kuq që mori në mënyrë të pashpjegueshme në ndeshjen ndaj Malit të Zi, në Podgoricë, barazuar 2-2, e fundit e eleminatoreve të Euro 2012-ës.
Ky dënim do të thotë se Fabio Kapelo do të jetë pa sulmuesin e tij më të rëndësishëm dhe lojtarin kryesor të skuadrës në të tria ndeshjet e grupit në finalet e kampionatit europiani vitin e ardhshëm në Poloni e Ukrainë.
UEFA e bazoi dënimin e saj në shpjegimin se “Runi e sulmoi lojtarin kundërshtar, pa pasur punë me topin”. Vetë Federata Angleze ka 3 ditë kohë për apelim, ndërsa ajo nxorri një deklaratë ku shkruhej se do të mblidhte të gjithë informacionin e duhur dhe të mundshëm para se ta ndërmerrte këtë hap.
Për Runin ky është kartoni i dytë i kuq me ekipin kombëtar, pas atij të marrë ndaj Portugalisë në çerekfinalet e Kupës së Botës së vitit 2006 në Gjermani. Me këtë shifër, ai është lojtari me më shumë kartona të kuq në historinë e kombëtares angleze, së bashku me Dejvid Bekamin, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është mbrojtës.