Kastrioti mund Bylisin në shtëpi dhe kap kreun.Tomorin e mposht edhe Laçi
Java e pestë e kategorisë superiore është e ndarë në tre ditë,ku sot luhen dy ndeshjete para, Bylis-Kastrioti dhe Tomori-Laçi, ky i fundit luhet në Lushnje,pasi stadiumi i Beratit është në rikonstruksion.
Bylisi i bëri një nisje të mirë kampionatit në tre javët e para, por pas humbjes së fundit me Teutën, Kastrioti i ka bërë gjëmën ballshiotëve brenda në stadiumin e tyre Adush Muça. Kastritoi fitoi 1-0, falë një goli të Sebino Plakut të shënuar në minutën e 9-të të pjesës së parë. Krutanët janë e kundërta e ballshiotëve, pasi patën start të keq, por tashmë kanë kapur ritmin e fitoreve, duke përligjur investimet që janë bërë në merkaton e verës. Bylisi ishte përgatitur të ruante mitin e fushës së tij edhe ndaj Kastriotit, në mënyrë që të pakëtn për 24 orë të ishte i vetëm në krye. Por pas kësaj humbje Bylisi mbetet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti i parakalon duke shkuar në 9 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta që kreysojnë superligën.
Pas humbjes shkatërruese 6-2 që Shkumbini i shkaktoi Tomorit, beratasit vijojnë të mos e marrin veten, pasi edhe në javën e 5-të janë munduar 1-0 nga Laçi. Pas dorëheqjes së trajnerit Përparim Daiu, drejtimin e Tomorit e mori vlonjati Eqerem Memushi, i cili ka debutur me humbje. Takimi është zhvilluar në Roza Haxhiu dhe pa praninë e tifozëve. Fati i takimit u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku për laçjanët shënoi Tajkoviç në minutën e 35-të. Ndeshja ishte e ashpër dhe e kontestuar nga të dy palët, sidomos nga beratasit në rastin e 11 metërshit. Me këtë fitore në transfertë laçjanët e trajnerit Nevil Dede ngjiten në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Tomori mbetet me 4 pikë në pesë javë të luajtura
E premte
BYLIS KASTRIOTI 0-1
Shënues: Plaku 9′
TOMORI LAÇI 0-1
Shënues: Trajkoviç 35′ (11-M)
Të shtunën
Flamurtari Pogradeci (14:00)
Vllaznia Tirana (16:00)
Skënderbeu Kamza (18:00)
Të dielën
Dinamo Shkumbini (13:00)
Apolonia Teuta (14:00)
