Ne pritje te derbit Lacio-Roma qe luhet te dielen ne mbremje

Java e shtatë e Serisë A fillon me dy ekipet e Milanos. Interi luan në Katania, të shtunën ora 18:00, ndërsa në mbrëmje Milani pret Palermon në “San Siro”. Zikaltërit dhe Kuqezinjtë e kanë nisur kampionatin me frena dore dhe pas pushimit përshkak të ndeshjeve të kombëtareve, synojnë ringritjen në renditje. Interi nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin, Diego Forlan, për transferën në Siçili, por trajneri Ranieri mund të bazohet te rikthimi i mesfushorit Uezli Shenjder.
Nga ana tjetër, Milani gjen Robinjon për ndeshjen ndaj Palermos, ku Boateng mungon përshkak skualifikimi. Akuilani është në balotazh me Van Bomelin, ndërsa Sedorf konsiderohet si I paprekshëm nga trajneri Alegri. Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje luhet edhe sfida mes Napolit dhe Parmës. Napoletanët që kanë nisur të ëndërrojnë titullin pas fitoreve ndaj Milanit dhe Interit mund të përdorin rotacionin, duke parë që në mesjavë I pret ndeshja me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampioneve. Për këtë përballje janë shitur të gjitha biletat e mundshme në stadiumin “San Paolo”, duke thyer rekordin e vënë në vitin 1989 kur luante Diego Armando Maradona.
Në ndeshjet e tjera për javën e shtatë të kampionatit italian, Juventusi kryesues luan në Veronë ndaj Kievos, kur të dielën në mbrëmje reflektorët do të jenë të gjithë të drejtuar nga “Olimpiko” për derbin Lacio-Roma.