Verder-Dortmund hap javen e kampionatit gjerman
Dortmundi, kampion i Gjermanisë, udhëton sonte për në Bremen për t’u ndeshur me Verderin, në një sfidë ku të dyja skuadrat janë të vetëdijshme se humbja do ta bënte thuajse të pamundur misionin për të ndalur Bajernin e Mynihut në rrugën drejt titullit numër 23.
Në sezonin e kaluar, Borusia e Klopit grumbulloi dhjetë pikë më shumë se Bajerni i vendit të tretë, por në këtë kampionat ata që tani janë gjashtë pikë prapa bavarezëve, kur janë luajtur vetëm tetë javë. Verderi ndodhet në mes me tri pikë më shumë se Dortmundi dhe tri më pak se Bajernin.
Dortmundi, që në javën e fundit fitoi 4-0 ndaj Augsburut, duhet ta ketë vëmendjen edhe në Ligën e Kampioneve, ku në mesjavë I pret sfida me grekët e Olimpiakosit.
Trajneri Klop mund të bazohet te rikthimi në formë I Mario Gëtces dhe Lukas Barrios, krahas Levandovskit, që shënoi tri gola në ndeshjen e fundit.
Ndërkohë, Verderi vjen nga humbja në Hanover, por mund të bazohet te një stadium I mbushur plot, pasi në Bremen janë shitur të gjitha biletat.
Nga ana e tij, Bajerni kryesues luan të shtunën ndaj Hertës së Berlinit. Edhe njëherë vëmendja do të jetë e përqëndruar te Manuel Nojer, portieri që nuk pëson gol prej më shumë se 1000 minutash. Pas golit të pësuar ndaj Myshengladbahut, në javën e parë, në humbjen e vetme për Bajernin, skuadra e Hejnkesit ka shënuar plot 21 herë pa pësuar asnjë gol.