Nis sot ne Tirane kampionati boteror i mundjes per veteran

Po kaloi një herë miu nën mustaqe e bën rrugë. Këtë rregull po ndjekin aktivitetet e nivelit të lartë në Shqipëri, që po njohin një kohë popullimi. Sot do të nisë në Tiranë, kampionati botëror i mundjes për veteranë, një ngjarje prestigjoze që ndjek kampionatin europian për të rinj në peshëngritje dhe kampionatin botëror të vrapimit në mal, ndërsa do të pasohet nga turneu final për titull botëror në shah për femra, nga botërori i kros-kauntrit në 2013 dhe nga kampionati europian për të rritur në 2014.
Në orën 19:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të nisë ceremonia e hapjes së kampionatit, ndërsa garat do të nisin nesër paradite. Gjithsej, botërori i veteranëve do të zhvillohet në 3 ditë, pra nga 14 deri në 16 tetor, për t’u mbyllur të dielën.
Në këtë turne marrin pjesë 27 skuadra nga 5 kontinente të botës, në përbërje të të cilëve janë mbi 300 mundës veteranë. Irani duhej të kishte delegacionin më të madh, me 49 sportistë, por ata janë kthyer mbrapsht në Rinas për arsye dokumentacioni. Rusia e Turqia kanë nga 40 mundës se cila, të cilët do garojnë në 7 pesha në kufijtë e moshës nga 35 deri në 70 vjeç.