Runi pret 50 ndeshje me Angline
Uejni Runi eshte shprehur i zhgenjyer, qe nuk ka plotesuar dot 50 ndeshje me ekipin kombetar te Anglise. Sulmuesi i Mancester Junajtid do te luaje kete te shtune ndaj Kazakistanin ndeshjen e tij te 47-te. Edhe tre ndeshje e ndajne ate nga objektivi. 22 -vjecari ka siguruar se do te jete lojtari me i ri ne moshe per "Tre Luanet' qe do te arrije kuoten e 50 ndeshjeve te luajtura me perfaqesuesen angleze. Demtimet kane qene nje kosto me vete, sepse e kane lene jashte per disa kohe. Ne te kundert, Runi do ta kishte kapercyer me kohe kete prag. Por pervec demtimit ka ndikuar jo pak edhe mungesa e Anglise ne Euro 2008. "Jam i zhgenjyer me numrin e ndeshjeve qe kam luajtur deri tani, pasi duhet te kisha zhvilluar me teper," tha Runi."Kam humbur mjaft ndeshje ne kombetare, per shkak te demtimeve. Po te mos isha i demtuar do te kisha zhvilluar deri tani rreth 60 ndeshje. Per sulmuesit me te mire te momentit ai thote: "Them se eshte e drejte qe Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi fliten si kandidate per te fituar Cmimin e Lojtarit te Vitit. Shpresoj qe edhe une t'ia arrij nje dite," u shpreh sulmuesi i Anglise. - "Nese vazhdoj me kete ritem dhe bej progres, sigurisht qe do te arrij te ngjitem ne maje, por kjo varet edhe nga loja e ekipit." Runi shpreson qe te fitoje mbeshtetjen e duhur te trajnerit te Anglise, Fabio Kapelo ne te gjitha ndeshjet kualifikuese per ne finalet e Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010".