E Diel, 1 Nëntor 2026

Runi, rikuperim rekord

I dëmtuari Në fushë kundër Bajernit?

Një rikuperim rekord për sulmuesin Uejn Runi, i cili mund të jetë në fushë që të mërkurën për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër gjermanëve të Bajernit të Mynihut (ndeshja e parë u fitua me rezultatin 2-1 nga bavarezët). Këto janë zërat e fundit që qarkullojnë mes stafit teknik të Mançester Junajtidit, të mundur të shtunën nga çelsi dhe që tashmë është i detyruar të ndjekë në Premier League pikërisht “blues”-at me dy pikë më pak se ata. Runi ishte dëmtuar në kaviljen e djathtë në minutat e fundit të sfidës në “Allianz Arena” javën e kaluar: një dëmtim i lehtë, jo një këputje ligamentesh, kjo ishte diagnoza. Pas shqetësimit fillestar (u fol për një muaj stop), ekzaminimet kishin kërkuar një periudhë shërimi prej 2-3 javësh. Por sipas të dhënave të orëve të fundit, sulmuesi anglez është rikuperuar në një kohë rekord dhe tashmë që dje pritej të stërvitej me shokët e skuadrës. Trajneri i Junajtid, Sër Aleks Ferguson, gjithsesi bëri të ditur se nuk do ta rrezikojë nëse ekziston mundësia për t’u përsëritur dëmtimi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›