Mesi lë pas Ronaldon, është ai më i shtrenjti në botë
Ylli argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi, është lojtari më i shtrenjtë, bazuar në të dhënat e faqes së specializuar në merkato "Transfermarkt.de". Mesi “peshon” 80 milionë euro, duke lënë pas portugezin e Real Madrid, Kristiano Ronaldo. Ronaldo, ndonëse verën e kaluar në Real Madrid kaloi për shumën rekord prej 94 milionë eurosh, sipas "transfermarkt.de" vlen vetëm 75 milionë euro. Në vendin e tretë e të katërt janë mesfushorët e Barçës, Ksavi e Injesta (secili nga 60 milionë), i pesti, mesfushori brazilian i Realit, Kaka, pas tij vijnë Fabregas (Arsenal, 53 mln), Runi (Man. Utd, 53 mln), Torres (Liverpul, 50 mln), Xherrard (Liverpul, 50 mln), (Bajern M., 50 mln). Në të vërtetë, përfaqësuesja e Spanjës kryeson në listën e më të shtrenjtave. Nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë, katër janë spanjollë. Po ashtu edhe Primera Division e Spanjës prin dukshëm në renditje. Elita e futbollit spanjoll ka pesë lojtarët më të shtrenjtë në botë. Barcelona është skuadra më e shtrenjtë në botë me vlerë prej 514 milionë eurosh.
#