Rusët anti-amerikanë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Michael McFol, theksoi se ishte i befasuar me anti-amerikanizmin të cilin ai e ka hasur prej se e ka marrë këtë post, në fillim të vitit.
“Ishte befasuese se atje kishte aq shumë anti-amerikanizëm, pasi ne mendonim se ne po ndërtonim një lloj tjetër të marrëdhënieve”, tha ambasadori McFol.
McFol ishte cak i kritikave të gjëra në Internet në Rusi dhe në televizionin shtetëror, pasi ishte takuar me aktivistët e shoqërisë civile dhe me politikanët opozitarë në muajin janar.
Ai më tutje tha se “për fat të keq, atje nuk ka mbështetje vendëse” në Rusi për organizatat e shoqërisë civile, prandaj ato duhet të kërkojnë fonde nga perëndimi.
Ambasadori McFol tha se është në interes kombëtar të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që Rusia të ketë “shoqëri civile të fuqishme”.