E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruset e RubinitNa ndihmofteZoti me Barcelonen

KAZAN- Barcelona do te luaje te merkuren ne qytetin e larget rus te Kazanit ku perballe do te kete Rubinin e Kurban Berdijev.
Kampionet e Rusise jane nje skuader shume e vogel ne emer dhe ne histori ne krahasim me gjigandet spanjolle por nje vit me pare bene nje nga surprizat me te medha duke triumfuar 2-1 ne Kamp Nou dhe duke barazuar 0-0 ne shtepi.
Por ky edicion ka nisur ndryshe per skuadren ruse e cila u mund 1-0 nga Fc Kopenhagen ne takimin e pare.
Mbrojtesi argjentinas Kristian Ansaldi thote se Barcelona eshte skuadra me e mire ne bote.

Perpara ketij takimi duhet te themi nje lutje dhe te shpresojme qe Zoti do te na ndihmoje deklaroi ai ne konferencen per shtyp para ndeshjes.
Nderkohe tekniku Kurban Berdijev ka pranuar se perseritja e paraqitjes se nje viti me pare do te jete shume e veshtire per skuadren e tij.
Nese bejme nje krahasim me vitin e shkuar eshte e vertete se kemi disa probleme persa i perket pergatitjes - deklaroi Berdijev. ndash Kemi patur pak kohe per tu stervitur se bashku por gjeja me e rendesishme mendoj se eshte deshira dhe ne kemi nje deshire te madhe per te fituar ne kete ndeshje te madhe shtoi ai.

Per Barcelonen do te rikthehet Lionel Mesi i cili ka munguar ne dy takimet e fundit ne kampionat por ende nuk dihet nese ai do te luaje apo jo per shkak se demtimi nuk ka kaluar plotesisht.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›