Shembet hoteli, 5 maturantë kosovarë në spital
08/10/2009 Shpërtheu bolieri, në godinë të akomoduar 52 nxënës. Shumë prej tyre në gjendje shoku
DURRES- Pesë maturantë të një shkolle nga Gjilani i Kosovës kanë përfunduar në gjendje kritike në spitalin e Durrësit pas një incidenti të ndodhur në orët e mëngjesin në hotelin e Golemit ku ishin akomoduar. Njëra nga vajzat e plagosura nga trau i murit që i ka rënë në këmbë është futur në sallën e operacionit dhe më pas, rreth orës 11 është vendosur nën kujdesin e një ekipi mjekësor në reanimacion. Mjekët kanë thënë se maturantja nga Gjilani Shkurte Matoshi e ka kaluar rrezikun për jetën si dhe djaloshi kosovar i plagosur nga shpërthimi i fortë në hotel. Paniku i përhapur ka bërë që shumë vajza të akomoduara në hotel të kalonin gjendje shoku dhe të transportoheshin për në urgjencën e Durrësit, por më pas situata është normalizuar dhe vetëm 5 nxënës janë mbajtur nën trajtim spitalor.
Ngjarja
Rreth orës 7 të mëngjesit në hotelin “Elesio” buzë detit në Golem është dëgjuar një shpërthim i fortë që ka shkaktuar pasiguri dhe panik tek të akomoduarit dhe personeli i shërbimit. Në momentin e shpërthimit në hotel kanë qenë 52 nxënës maturantë të shkollës së mesme mjekësore “Asllan Elezi” të Gjilanit të Kosovës, kurse 120 nxënës të tjerë tek kompleksi “Shtini” fare pranë vendit të shpërthimit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mësues e qytetarë të ardhur në ndihmë kanë nisur transportin për në spital të nxënësve të plagosur dhe të traumatizuar. Shpërthimi në hotel ka ardhur si pasojë e plasjes nga temperatura e lartë e ujit të një bolieri në një nga tualetet. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm pasi janë çarë një pjesë e mirë e mureve të brendshme, kurse muret ndarës të dhomave pranë vendit të plasjes së depozitës janë shembur plotësisht. Në të tre katet e hotelit pasojat kanë qenë të dukshme duke e nxjerrë jashtë funksioni godinën. Dëmtimet e krahasuara me një tërmet të fortë kanë prekur edhe zonën përreth, ndërsa verandat e hotelit “Elesio” janë mbushur plot me materiale inerte. Nxënësit dhe mësuesit kanë qenë në gjumë në kohën e ngjarjes dhe zhurma e fortë ka pasuar me panik. Ndihma e parë mjekësore është afruar për më shumë se 20 nxënës, por mjekët kanë thënë se vetëm 5 nxënës kishin nevojë për trajtim. Në gjendje të rëndë ka shkuar në spital maturantja Shkurte Matoshi, pasi është goditur në këmbë nga trau i shembur, kurse Sabah Fetahu edhe ai nxënës i së njëjtës shkollë është dëmtuar në sy nga pluhurat e përhapura. Edhe tre nxënës të tjerë kanë pasur shqetësime, të cilat janë kapërcyer pas 2 orësh. Maturantja Matoshi është operuar dhe më pas është dërguar në reanimacion, ndërsa policia dhe pushteti vendor kanë afruar të gjithë gatishmërinë për mësues e nxënësit kosovarë, të cilët kanë ardhur në Golem në kuadër të ekspeditave mësimore. Grupi hetimor ka bllokuar hyrjet në hotel për të shmangur çdo incident pas ngjarjes. Ekspertët kanë kërkuar që hoteli të bllokohet pasi muret e brendshme rrezikojnë shemben pasi disa kolona e trarë janë shembur. Ndonëse “Elesio” ka fare pak vite që është ndërtuar në masivin e pishave të buta, hoteli rrezikon të shembet i gjithi për shkak të konstruksionit të dobët. Në të njëjtën kohë thuhet se Ministria e Kulturës ka nisur përgatitjen e një drafti për të detyruar organet kompetente në vlerësimin e sigurisë së konstruksionit që kanë hotelet dhe motelet buzë deti nga Shkëmbi i Kavajës deri në Spille.