Vajza e Big Brother, dalin detajet e para të hetimit për trafik
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme, zbardh detaje të reja në lidhje me historin e të vlonjates Arjeta Gabaj, në dosjen e së cilës është thirrur dje në Prokurori ehe një ndër ndër personazhet e spektaklit “Big Brother”, Mardjola Baço.
Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin”, detaje nga historia e vajzës nga Vlora që gjendet nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vlonjatja Gabaj, në fillim të adoleshencës së saj, ka rënë pre e mashtrimit nga një person, i cili ishte pjesë e rrjetit të trafikut të femrave me qëllim prostitucioni.
Sipas prokurorisë, ishte vetëm 18 vjeçe dhe me probleme të mëdha financiare në familje, kur doli jashtë Shqipërisë me “shokun” e saj, i cili e detyroi të punonte rrugëve të Greqisë si prosituttë fillimisht dhe më pas në Itali. Në Itali, ajo është arrestuar nga policia dhe është riatdhesuar në Shqipëri, ku ka qëndruar për disa muaj e “pushim” për tu kthyer prapë në “profesionin” e mësuar me dhunë.
Ajo është marrë sërish nga rrjeti që e shfrytëzoi në Itali dhe është dërguar në Kosovë për të njëjtat qëllime. Pas disa muajve punë të detyrueshme, vajza nga Vlora arrestohet nga Shërbimi Policor i Kosovës ku edhe dënohet nga gjykata për ushtrim prostitucioni në mënyrë të paligjshme. Eshte pikerisht kjo e hetuar qe ka nxjerre gjate marrjes ne pyetje emrin e Mardjola Bacos. Detajet per hetimet mund ti lexoni ne Shekulli Edicioni Print ne po kete faqe.