E Diel, 1 Nëntor 2026

Australia konfiskoi një sasi rekorde të drogës

Policia australiane ka kapur një sasi rekord droge me vlerë mbi gjysmë miliardë dollarë. Në këtë mënyrë është shkatërruar një grup me bazë në Hong Kong. Në pranga kanë rënë katër persona nga Hong Kongu dhe tre australianë.

Sa i takon lëndës narkotike u sekuestruan 306 kg metamfetamine e njohur si “akull” dhe 252 kg heroinë. Droga mendohet se kap një vlerë prej më shumë se 520 mijë dollarë amerikanë.

Operacioni u mbyll pas një vit hetimesh, ndërkohë që mund të ketë edhe arrestimet të tjerë në ditët e ardhshme.

Kjo është sasi më e madhe e “akullit” që është kapur ndonjë herë në historinë e Australisë dhe sasia e tretë më e madhe e heroinës. Të arrestuarit i përkasin moshës prej 29 deri në 61 vjeç dhe maksimumi i dënimi që mund të marrin është dënimi i përjetshëm.

Ky është viti financiar më i suksesshëm i policisë australiane, pasi ka arritur të sekuestrojë më shumë se 14 tonë substanca të ndaluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›