Rusi: 87 të vrarë në rrëzimin e një avioni të linjës Aeroflot

Agjensitë ruse të lajmeve thanë se një avion Boing 737 me 83 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord u përplas në orët e para të mëngjesit të sotëm në malet Ural duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.
Agjensitë cituan një zëdhënëse të Ministrisë së Ndihmës së Shpejtë e cila tha se avioni po fluturonte nga Moska për në qytetit siberian të Permit. Avioni u përplas pak para se të ulej.
Raportet thanë se pjesë të avionit të agjensisë ruse të fluturimit Aeroflot u gjetën në një fushë plehrash brenda kufijve të qytetit Perm.
Nuk u bë i qartë shkaku i aksidentit ajror. //iç//