Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit...
Sajmir Tahiri
Me këto fjalë Efraim Deviroli i justifikohej viktimës së fundit të lidhur me tragjedinë e Gërdecit, dëshmitari kryesor i saj, Kosta Trebicka. Dhe “kafshët” që kishin dalë jashtë kontrollit ishin ata që e kishin marrë peng Devirolin në Tiranë dhe e kishin detyruar të pranonte kushtet e tyre mafioze për kontratën e re që po nënshkruante me Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtetin shqiptar. “Kjo mafie ka shkuar shumë larg, ka shkuar deri tek Kryeministri dhe djali i tij, unë nuk mund t’i përballoj dot i vetëm”. Vetë Deviroli i trembur e dinte mirë kush ishin kafshët, të cilat, siç duket, bënte shumë mirë që i kishte frikë. Dhe vërtetë, kafshët dolën jashtë kontrollit kur i morën jetën 26 banorëve të pafajshëm të Gërdecit në atë shpërthim korruptiv e gjakësor. Pyetja që të gjithë i bëjmë njëri-tjetrit është vetëm një: A thua kafshët të kenë dalë kaq shumë jashtë kontrollit sa të mos hezitonin të merrnin jetën e një individi për të “larë hesapet” në tentativën e dëshpëruar për të larë një herë e mirë duart me hetimin e Gërdecit?
Pas aksidentit që i mori jetën Kosta Trebickës duket se fshihen rrethana të errëta, të cilat lënë vend për dyshime të arsyeshme mbi një krim të mirëllogaritur, një vrasje e qëllimshme për t’i mbyllur gojën atij që dinte shumë e që nuk i kishte treguar të gjitha.
Gishti i akuzës publike drejtohet menjëherë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj organizate që ndoshta po transformohet në një bande kriminale, që e quan veten Qeveri. Për fatin tonë të keq, kjo nuk është hera e parë që me emrin e Sali Berishës lidhen krime të shëmtuara me prapavijë të theksuar politike. Koha kur drejtonte vendin si President i Republikës të kujton persekutimet e SHIK-ut të Gazidedes dhe Sefgjinit dhe këtë e dinë mirë jo vetëm familjarët e të ndjerit Remzi Hoxha.
Është Sali Berisha që me hipokrizinë e një diktatori dënon torturat dhe krimet e komunizmit e nga ana tjetër në të njëjtën kohë ka gjasë të rezultojë ai vetë urdhëruesi i torturave dhe vrasjeve enigmatike të SHIK-ut që ndërtoi me bashkëpunëtorët e tij. Kemi një Kryeministër që ka urdhëruar truprojat e tij t’i sillnin “të gjallë” në Tiranë një miting-prishës sepse siç duket ka pasur mundësi të urdhëronte edhe t’ia sillnin të vdekur. Një Kryeministër që nuk hezitoi t’i hakërrehej një deputeti të opozitës se do ta zhdukte nga faqja e dheut e se do t’i merrte jetën vetëm pse i përmendi emrin e së bijës. Një kryeministër që siç duket, ka një mendje kriminale. Edhe sot, është përsëri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu, Delijorgji, Pinari e shumë të tjerë që të vijnë në mend kur sheh skenat makabre të aksidentit që i mori jetën Kosta Trebickës.
Pas “aksidentit teknologjik” të Gërdecit (ky ishte emri që zgjodhi Sali Berisha për të nënkuptuar trafikun e paligjshëm ndërkombëtar të municioneve, shfrytëzimin skllavëror të të miturve për punë me rrezikshmëri të lartë dhe korrupsionin e familjarëve të tij me demontimin e armatimit të vjetruar), erdhi një tjetër “aksident” që i mori jetën një tjetër qytetari të pafajshëm. Numri i këtyre aksidenteve po bëhet shumë për të qenë të gjitha të tilla, vetëm aksidente të rastësishme.
Tentativat për të vënë nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme nëpërmjet artificave ligjore, tentativat e ethshme për të penguar heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, përpjekjet e Jozefina Topallit për të diktuar me urdhra politikë procedurën hetimore për tragjedinë e Gërdecit, këto dhe një sërë përpjekjesh të tjera kriminale për të fshehur të vërtetën e për të penguar hetimin e ngjarjeve ku përfshihen majat e qeverisë “Berisha” dhe familjes së tij, dështuan falë ndërhyrjes në kohë të diplomatëve amerikanë, po aq të interesuar sa edhe shumica e shqiptarëve për të zbardhur implikimin e shtetit në veprimtari mafioze. Tashmë që Kosta Trebicka vdiq, duket sikur rruga më e thjeshtë paska qenë ajo e kanunit të krimit sipas të cilës dëshmitari i vdekur nuk mund të flasë.
Në qoftë se rrethanat e aksidentit që i mori jetën Kosta Trebickës nuk zbardhen, atëherë do jemi dëshmitarë të gjallë në shekullin XXI të degjenerimit fundor të shtetit. Do jemi dëshmitarë të asaj faze ku nga njëra anë shteti, qeveria, kryeministri dhe familja e tij dhe nga ana tjetër mafia, krimi i organizuar dhe grupet kriminale nuk janë dy gjëra të ndryshme, por e njëjta gjë, të njëjtët njerëz me të njëjtat detyra kriminale një herë si shtetarë e një herë tjerër si kriminelë. Shteti që lufton krimin e organizuar shndërrohet në udhëheqës, ideator dhe përfitues i vetëm i çdo veprimtarie kriminale madhore që realizohet nga ekzekutorët ordinerë të gatshëm të sakrifikohen. Vrasja e Kosta Trebickës do na kthente në Palermo-n e Cosa Nostra-s, ku krimi dhe pushteti ishin dy anë të së njëjtës medalje, dy instrumente të të njëjtit qëllim, pasurimin kriminal të një grushti mafioz njerëzish në pushtet.
Sali Berishës dhe maxhorancës së tij i ka mbetur vetëm një gjë për të bërë, të ofrojë të gjithë gatishmërinë e tij dhe strukturave të tjera shtetërore për të mundësuar zbardhjen në detaje e përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të të gjitha rrethanave të aksidentit që i mori jetën Kosta Trebickës. Parathënia nuk premton. Deklarata e qurravecit nga selia e PD që del e lexon si memec ç’i shkruan shefi nuk të jep shpresë se kësaj radhe Sali Berisha dhe sejmenët e tij do i dorëzohen ligjit. Përkundrazi, duket sikur presioni politik ndaj Prokurorisë së Përgjithshme do rritet deri sa të asfiksojë çdo nismë të saj për të zbardhur ngjarjen. Edhe zërat e parë mbi fajësinë e Prokurorisë për të mbrojtur ligjërisht dëshmitarin Kosta Trebicka, ndoshta janë vetëm parathënia e një fushate reprezalje që pritet të fillojë.
Por në të kundërt, kësaj radhe të gjitha rrethanat, përfshirë edhe kohën, punojnë në të kundërt me çdo plan mafioz për t’i mbyllur me dhunë sytë dhe veshët e shqiptarëve. I madh e i vogël e di mirë kë ka për Kryeministër, e për ta zbukuruar këtë shfaqje korruptive mafioze nuk mjaftojnë spotet e vjedhura apo qindarkat e harxhuara.
Sali Berisha nuk vret dot drejtësinë. Mund të vriten disa shpirtra, mund të torturohen apo eliminohen fizikisht dëshmitarët, mund të kërcënohen prokurorët dhe gjyqtarët, mund të blihet ose shtypet media e lirë, por e vërteta nuk vdes kurrë.
Memoria kolektive e një populli të tërë nuk mund të fshihet as me para e as me plumba. Ky zotëri e tentoi një herë me rezervistë e me luftë, por ajo që mori ishte një faturë të cilën fatkeqësisht vazhdojmë ta paguajmë ne dhe jo ai. Kësaj radhe, nuk mund t’ia hedhë dot paq.
Nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë i pafuqishëm derisa radha e përgjegjësisë ligjore t’i rëndojë mbi kokë atij dhe kujtdo tjetër të implikuar në veprimtaritë kriminale që po jetojmë. Dhe ligji njeh vetëm një vend për këta banditë, burgun.