E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi, në qeli i mituri me precedentë

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "burg pa afat" për të miturin Xh.Q., 14 vjeç i akuzuar port vjedhje në bashkëpunim. Sipas përfaqësuesit të akuzë ngjarja për të cilën është vënë në pranga i mituri ka ndodhur rreth 5 muaj më parë kur ai në bashkëpunim me një moshatar të vetin dhe një 12 - vjeçar kanë vjedhur një market në rrugën e Elbasanit, ndërsa një ditë para arrestimit kishin vjedhur një pikë euro-llotoje në Babrru. Pas shoqërimit në ambientet policore ka rezultuar se 14 vjeçari Xh.Q. kishte precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ndërsa për të njëjtën vepër ndodhej me masë sigurie "detyrim paraqitjeje". Vetë i mituri dhe mbrojtja e tij kërkuan një masë më të lehtë sigurie, por kjo u rrëzua nga gjyqtarja e çështjes, e cila vendosi ta linte në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›