Rusi-Gjeorgji, luftë për naftën?
Konflikti midis Rusisë dhe Gjeorgjisë është për kufijtë dhe fuqinë politike. Por faktori kryesor për këtë luftë është dëshira e madhe e Rusisë për të kontrolluar gazin natyror dhe naftën në rajon.
Nafta është arsyeja kryesore për fillimin e konflikteve. “Ata (Rusët) kishin dërguar mesazh se Gjeorgjia ka qenë, është dhe do të jetë territor i tyre”- tha Cliff Kupchan nga grupi Eurasia, i cili ka studiuar Rusinë dhe ekonominë e saj gjatë punës si nëpunës i administratës së Klintonit. “Gjithçka bëhet për kontrollin e rrugëve të transportimit të energjisë”.
Aktualisht janë tre naftësjellës që kalojnë në territorin e Gjeorgjisë. Naftësjellësi më i madh, i cili është projektuar të anashkalojë Rusinë, është Baku – Tbilisi - Cayhan, ose BTC, i cili do të transportojë më shumë se 1 milionë barrela naftë në ditë nga Deti Kaspik nëpërmjet Gjeorgjisë dhe del në portin e Turqisë. Që këtu, nafta do të dërgohet në Europë dhe në destinacione të tjera rreth botës.
SHBA është shumë e shqetësuar pasi Rusia përdor fuqinë e saj të naftës dhe gazit për arsye politike – tha Kupchan.
Nuk është hera e parë që Rusia sillet në këtë mënyrë. Në vitin 2006, Rusia ndërpreu furnizimin me gaz natyror për Ukrainën kur vendi refuzoi të pranojë një çmim më të lartë. Si rezultat i kësaj, Europianët nga Franca në Finlandë ngelën pa ngrohje në të ftohtë.
SHBA dhe Europa kanë ndihmuar në ndërtimin e naftësjellësit BTC si e vetmja rrugë që Europa të bëhet më e pavarur nga Rusia për naftën dhe gazin. Gjeorgjia është mik i perëndimit kështu që u pa e arsyeshme që naftësjellësi BTC të kalonte në këtë territor.
Por ekspertët thonë se konflikti aktual tregon se ‘rruga e sigurt’ nëpërmjet Gjeorgjisë nuk është dhe aq e sigurtë.
Dy naftësjellës në Gjeorgji të British Petroleum janë përkohësisht jashtë shërbimit që kur filloi lufta.
“Rusia asnjëherë nuk ka dashur që naftësjellësit të kalojnë jashtë saj”.
Në vitet 1980 dhe 1990, ekonomia e Rusisë ka qenë në vështirësi. Por sot kur çmimet e naftës po fluturojnë, ekonomia ruse është në kulmin e saj të lulëzimit.
Kjo bën që SHBA të jetë në disavantazh – tha Celeste Wallender, profesor në Georgetown University.
Aleati i saj më i madh, Europa, është shumë e lidhur me Rusinë për furnizimin me energji. Dhe Perëndimi kërkon bashkëpunimin e Rusisë në Iran, prodhuesin e armëve bërthamore dhe terrorizmit global.
“Një Rusi e izoluar është një kërcënim shumë më i madh për interesat e perëndimit” – tha Stephen Flangan, ish- nëpunës i administratës së Bushit dhe Klintonit.
Në këtë ekonomi të re globaliste, kjo do të thotë që Rusinë ta ndëshkosh me një dorë dhe ta përqafosh me tjetrën – tha Flangan.
Sipas tij Rusia ka shumë fuqi për të dëmtuar interesat e të gjithë botës.
Rusia refuzon, tërheqja e trupave do vazhdojë
Rusia ka hedhur poshtë një projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku deklarohet se ka shkelur ligjin ndërkombëtar përsa I përket marrëvehsjes së nënshrkaur me Hekorgjinë. Sipas presidentit francez Nikolas Sarkozi, projekt-rezoluta riafirmon integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat në pozicionet që mbante përpara konfliktit.
Duke folur gjatë një takimi në OKB, ambasadori rus, Vitaly Churkin, u pyet nëse Rusia do të vendoste veton mbi rezolutën. "Do të shohim. Sinqerisht ata mund ta hedhin në votë nëse duan, - "Procesi i tërheqjes së forcave ruse do të vazhdojë, dhe po ashtu edhe normalizimi i situatës - tha Churkin.
Më herët Moska hodhi poshtë një paralajmërim të NATO-s ku marrëdhëniet normale ishin të pamundura për sa kohë që trupat e saj mbeteshin brenda Gjeorgjisë. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka thënë se Rusia nuk do të lejohet që të parandalojë që disa vende evropiane t'i bashkohen Aleancës.
Në një kohë që Rusia thotë se presidenti Dimitri Medvedev i ka thënë presidentit Sarkozy se deri të premten, trupat ruse ose do të kthehen në shtëpi, ose do të tërhiqen prapa në Osetinë Jugore. Ditën e djeshme, trupat ruse u panë të largoheshin nga qyteti Gori, por korrespondentët thonë se kanë ende disa pozicione të artilerisë.