Rusi-Indi, nënshkruajnë marrëveshjen e centralit bërthamor
Nju Delhi-Marrëveshja për bashkepunimin në fushën bërthamore civile mes Rusisë dhe Indisë do të firmoset sot. Presidenti rus Dimitri Medvedev gjendet prej dy ditësh në kryeqytetin indian, Nju Delhi, për samitin e përvtshëm indo-rus.
Kjo marrëveshje i hap rrugën ndërtimit të centraleve bërthamore me kontributin e te dy vendeve. Centrali do të ndërtohet në Indi dhe energjia të eksportohet në Rusi
Mes shtatë marrëveshjeve që do të nënshkruhen, me e rendesishmja eshte ajo per energjinë bërthamore.
Ky investim shihet me prioritet nga India e cila ka nevojë të shtojë kapacitetin energjetik dhe të pakësojë vartësinë nga hidrokarburet. Rreth 40 mijë megavate energji do të prodhohet brenda 2020-es.