E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë tregon sulmi i kryeparlamentares ndaj Presidentit?

Një zhvillimi i rëndësishëm që u testua me kthimin e Kodit, janë raportet e Presidentit me Partinë Demokratike. Ka disa ditë që nga brenda PD-së po artikulohen akuza kundër Presidentit, por dje ato ishin në nivel të lartë. Zonja Topalli e sulmoi atë nga Londra, duke e quajtur përfaqësues të të vegjëlve, edhe pse arsyet që Topi ktheu Kodin nuk kanë asnjë lidhje me arsyet përse të vegjlit duan të kthehet Kodi.

Sulmi i PD-së tregon gatishmërinë dhe tendencën politike që ka PD-ja për t’u distancuar nga Presidenti dhe për ta fajësuar atë për reagimin e drejtësisë ndaj tri prej çështjeve që po brejnë autoritetin e pushtetit të sotëm, çështjen “Gërdeci”, çështjen e “rrugës Durrës- Kukës” dhe çështjen “Fazlliç”.

Në garën për të sulmuar Presidentin janë përfshirë jo vetëm deputetë luajalë me Berishën, por dhe disa nga ata që shoqëronin Topin në dreka dhe darka gjysmë politike kundër Berishës, një vit më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›