E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi: Lëndohet portieri, ndërpritet ndeshja

Ndeshja e kampionatit rus ndërmjet Dynamo Moscow dhe kampionit Zenit St Petersburg është ndërprerë të shtunën pasi tifozët janë futur në fushë, duke e lënduar portierin e Dynamos, Anton Shunin.

Në fund të pjesës së parë, kur Dynamo po fitonte 1:0, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen pasi tifozët hodhën mjete plasëse afër Shuninit, duke ia lënduar syrin.

25 vjeçari është dërguar në spitalin lokal. “Diçka përfundoi afër këmbëve të mia. Shikova poshtë dhe në atë moment mjeti shpërtheu afër fytyrës sime. Momentalisht kam disa probleme me shikimin dhe dëgjimin”, ka thënë përfaqësuesi rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›