Rusi: Nëna, pagoi vrasësit e djalit

Një grua ruse, kishte paguar persona kriminalë, për të vrarë djalin e saj 21-vjeçar, pasi ai kishte refuzuar të paguante kredinë për kompjuter të ri.
Komisioni hetimor ka njoftuar se gruaja, 47-vjeçare, dhe djali i saj, kishin pasur mospajtime për shkak se i biri kishte refuzuar ta paguaj kredinë për blerjen e kompjuterit të ri, që e kishte marrë në emër të së ëmes. Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, iu drejtua një personi dhe i ofroi atij më se 12 mijë euro për vrasjen e djalit. Por, ai në mënyrë sekrete raportoi në polici dhe gruaja ishte arrestuar.