E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, OKB-ja zgjeron territorin e urisë

Kombet e Bashkuara sot kanë shpallur tri zona të reja, të urisë në Somali, duke e zgjeruar territorin e urisë, ku mbretëron shkalla më e lartë e mungesës së ushqimit dhe e vdekshmërisë. Në këtë territor përfshihen edhe kampet e refugjatëve në kryeqytetin Mogadisho.
Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e OKB-së (FAO), tha se uria mund të përhapet në të gjitha rajonet e jugut të Somalisë, gjatë gjashtë javëve të ardhshme.
Sipas të dhënave të OKB-së, 3,7 prej gjithsej 7.5 milionë njerëzve, janë në krizë në gjithë Somalinë. Ky vend po vuan nga thatësia më e madhe në 60 vitet e fundit. Dërgimi i ndihmave në këtë vend është i vështirë për shkak se militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të hapësirave të prekura nga kriza në Somali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›