E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Kushtetuta nuk ndryshohet me referendum

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Ora News”, ka folur për ndryshimet në Kushtetutë si dhe për zhvillimet e brendshme të opozitës. Ai deklaroi se nuk ka votuar për ndryshimin e Kushtetuës, dhe sipas tij ky ndryshim nuk u bë nga padia e koncepteve kushtetuese të Ramës apo Berishës.

“PS-ja nuk ka theksuar domosdoshmërinë për të ndryshuar sistemin elektoral, sepse të dy liderët nuk duan të ndryshojnë këtë pushtet dhe tani me pengesat, që ka Kushtetuta nuk mund të ketë më shumicë që t`i detyrojë të ndryshojë. Një opozitë reale mund t`i aplikojë parimet moderne të organizmit të saj edhe duke mos ndryshuar Kushtetutën, nëse Berisha do e bllokojë. Derisa të zgjidhet presidenti, Berisha nuk do të japë asnjë kompromis për ndryshimin e Kushtetutës”, u shpreh Malaj.
 

Sipas tij, duhen reformuar të rinjtë në politikë. “Debati që po diskutojmë me të rinjtë, ka të bëjë me modelin politik që i duhet vendit. Modeli Berisha, është model i shtetit të dobët dhe individit të fortë”, vijoi deputeti socialist.
 

Duke u ndalur tek PS-ja, Malaj theksoi se hapi i parë i modernizimit të saj është hapja, ndërsa hapi i dytë heqja e pengesave. “Po krijohen modele të kryetarëve të bashkive që rrinë 2-4 mandate. Duhet të ketë konkurrim për karrierë të mundshme, shqiptarët janë të trembur nga sistemi i emërimeve preferenciale. Ky parim deformon një nga parimet themelore sesi duhet të ecin, inspirohen të rinjtë në karrierën e tyre, qoftë profesionale, qoftë politike”, theksoi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›