SHBA, sondazhi: 80% e amerikanëve nuk kanë besim tek qeveria
80 % e amerikanëve nuk kanë besim tek qeveria . lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e një sondazhi të qendrës Peë Research. Sondazhi saktëson se kjo përqindje e amerikanëve nuk beson se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën atë që është duhur. Me këtë rezultat, vihet re niveli më i lartë i mosbesimit tek Washingtoni, përgjatë gjysmë shekullit të fundit. Sondazhi i kryer nga Pew Research Center informon më tej se vetëm 22% e amerikanëve thotë se ka besim tek qeveria. Ndër te tjera thuhet se besimi i amerikanëve tek qeveria është në rënie që nga 1958, kur me Eisenhoëerin, 73% e popullsisë kishte besim tek puna e qeveritarëve.