Maltë, Papa përfundon takimin me të abuzuarit seksualë
Papa Benedikti i dha fund të dielën vizitës në Maltë pas takimit me tetë viktimat e abuzuar seksualisht, dhe premtoi se kisha do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të dërguar kriminelët përpara drejtësisë.
Takimi ishte gjesti i parë që kur vala e skandaleve të abuzimeve seksuale përfshiu katolicizmin romak gjatë muajve të fundit. Papa kishte takuar më parë viktima të abuzuara në SHBA dhe Australi. Gjatë ceremonisë së lamtumirës në aeroport, presidenti maltez George Abela falenderoi Papën për takimin me viktimat.
"Ne shpresojmë se ata persona që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht të kenë gjetur ngushëllim në fjalën tënde, dhe unë jam i sigurtë që do të lehtësohen disa prej dhimbjeve që ata kanë vuajtur për shumë vjet. Unë ju falenderoj për gjetjen e kohës që juve u morët personalisht me këtë çështje delikate", ka thënë presidenti Abela. Një zëdhënës tha se Papa u takua me personat e abuzuar në grup dhe më pas foli me secilin veçmas përpara se të luteshin së bashku.