E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Populli rus dhe ai polak duhet të bashkëpunojnë


Presidenti i Russisë, Dmitri Medvedev ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në aktmortin e presidentit polak Leh Kazinski për të apeluar për përmirësimin e marrëdhenieve mes popullit rus dhe atij polak.
"është e nevojshme që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim dhe afrim mes popullit rus dhe atij polak", deklaroi kreu i Kremlinit.
Medvedev ishte ndër të paktët krerë shtetërorë pjesëmarrës në varrimin e e të ish presidentit polak Leh Kazinskit dhe bashkëshortes së tij Maria.
Kazinski gjeti vdekjen në një aksident ajror në Smolensk të Rusisë pas udhëtimit për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore në nder të 22 mije oficerëve polakë, masakruar prej Stalinit në tokën ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›