SHBA, trupat nga Iraku do të tërhiqen pjesërisht
Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, gjenerali Raymond Odierno, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndryshuar planet për një tërheqje të pjesshme të forcave ushtarake deri në fund të gushtit.
Odierno tha për rrjetin televiziv "Fox News" se me gjithë pasiguritë politike të kohëve të fundit dhe shtimin e sulmeve militante në Irak, SHBA-ja po vazhdon planet për pakësimin e trupave deri në 50 mijë mijë.
Odierno bëri të ditur se tani në Irak ka 95 mijë trupa amerikane dhe tërheqja e tyre do të fillojë sipas planit në qoftë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh e të parashikuar në gjendjen e sigurisë. Gjenerali tha se trupat e tjera do të vazhdojnë të mbështesin ushtrinë irakene dhe do të jenë pjesë e përpjekjeve kundër terrorizmit.
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të tërheqin të gjitha forcat nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm.