Njetanjahu Sanksione Iranit qe te ndale bomben berthamore

Izraeli do të vendosë sanksione mbi Iranin, si një mundësi për të punuar dhe nuk do të sulmojë instalimet e tij bërthamore në ditët apo javët e ardhshme . Lajmin e ka bërë me dije kështu kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, pas kthimit nga bisedimet në Uashington.
"Unë po qëndroj me një kronometër në dorë. Kjo nuk është një çështje ditësh apo javësh, por nuk është as çështje vitesh. Çdo kush e kupton këtë."
Netanjahu gjatë intervistës së tij la të kuptohet se Teheranin - i cili e mohon zhvillimin e një bombe atomike - mund të vazhdojë të sfidojë presionin e fuqive diplomatike duke për të frenuar programin e tij bërthamor. Kryeministri tha se ai dhe të gjithë qytetarët izraelitë do të jenë të lumtur nëse kjo çështje zgjidhet në mënyre paqësore dhe Irani vendos të ndalë pasurimin me uranium. Netanjahu siguroi presidentin amerikan Barak Obama në bisedimet në Uashington të hënën që Izraeli nuk kishte marrë asnjë vendim për të sulmuar Iranin. Mirëpo ai në asnjë rast nuk e ka anashkaluar këtë mundësi.
"Ne nuk duhet të lejojmë që Irani të vazhdojë me ndërtimin e një bombe atomike, nuk kam ndërmend të lejoj që kjo të ndodhë .
Gjatë intervistës se tij kryeministri Izraelit u shpreh se Izraeli e ndjen kërcënimin e Iranit me shumë se vetë Shtetet e Bashkuara dhe se ai ka për detyrë të mbroje vendin dhe popullin izraelit.