Mjekimet per dhimbjen e kokes pakesojne rrezikun per Parkinson

Shkencetaret thone se ilacet qe perdoren per dhembjen e zakonshme te kokes pakesojne rrezikun e prekjes nga semundja e parkinsonit nje crregullim i trurit qe kufizon aftesite fizike e qe shfaqet kryesisht tek njerezit me moshe te madhe.
Ne nje studim 6-vjecar tek mbi 136 infermiere dhe punonjes shendetesore studiuesit ne fakultetin e shendetesise te universitetit te Harvardit ne Masacusets zbuluan se njerezit qe perdorin rregullisht ibuprofen ajbiprofein per dhembjen e kokes ose per qellime te tjera ulin rrezikun e prekjes nga semundja e Parkinsonit ne masen 40 perqind.
Pirja e nje ose dy tabletave ibuprofen dy ose tre here ne jave cilesohet perdorim i rregullt. Pervec barnave kunder dhimbjeve per te cilat nuk duhet receta e mjekut aspirines dhe acetaminofines barnat e tjera kunder dhimbjeve nuk kane shfaqur te njejtin efekt mbrojtes.
Studuesi Alberto Ascheiro Askero thote se ibuprofeni ka ndikim mbi nje rruge nervore e cila ka pasoja ne zhvillimin e parkinsonit. Kjo semundje shkakton veshtiresi te levizjes dhe dridhje te muskujve.
Ne kete pike zoti Ascheiro thote ekspertet nuk rekomandojne qe njerezit te fillojne perdorimin e ibuprofenit per te parandaluar parkinsonin i cili zakonisht prek njerezit e moshave 65 vjec e lart.
Parkinsoni eshte semundje relativisht e rralle keshtu qe ne nuk presim qe miliona njerez te fillojne perdorimin e ibuprofenit per parandalimin e parkinsonit.
Ne anen tjeter nese nuk perdoret me kujdes ibuprofeni mund te shkaktoje probleme ne stomak melci veshke e te tjera.
Ascheiro thote se shkencetaret tani do te studiojne nese ata qe jane diagnostifikuar me semundjen e parkinsonit do te kene perfitime mjekesore nga ky studim. Ne bote ka afro 6 milione njerez te prekur nga parkinsoni.
Ne duhet te vertetojme nese me perdorimin afatgjate te ibuprofenit ata do te kene permiresime. Keshtu qe ne duhet te bejme prova klinike dhe teste per te pare nese ibuprofeni mund te ndihmoje njerezit e prekur nga semundja e parkinsonit.
Studimi i cili flet per nje lidhje te mundshme mes perdorimit te ibuprofenit dhe pakesimit te rrezikut te parkinsonit eshte publikuar ne revisten Neurology.