E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi Shefi i stafit te Vladimir Putin zgjidhet kryebashkiak i Moskes

Sergei Sobianin i lindur ne Siberi eshte pak i njohur per moskovitet. Ai ka vetem 5 vjet qe jeton ne qytetin e tyre. Por gjate ketyre 5 viteve ai ka punuar si shefi i stafit te Vladimir Putinit dhe kaq ka mjaftuar qe ai te emerohej si Kryebashkiak i Moskes.

Kjo ishte nje ngritje graduale e koreografuar me kujdes. Keshilli i qytetit te Moskes e aprovoi plotesisht Sobianin zgjedhjen e Kremlinit. Me pas ceremonia e inaugurimit u udhehoq nga Presidenti Dmitri Medveedev mbeshtetesi formal i kryebashkiakut te ri. Inaugurimi u pasua nga nje ceremoni me Kryeministrin Vladimir Putin.

Mbas kryeministrit dhe presidentit kryetari i bashkise se Moskes gjeresisht shihet si zyrtari i trete me i rendesishem ne vend. Ne Mosken e zgjeruar tashme eshte perqendruar 10 e popullsise se Rusise dhe cereku i ekonomise prej 1.2 trilione dollaresh.

Dmitri Trenin drejtor i qendres Karnegi ne Moske thote se me emerimin e nje njeriu te besuar te Putinit i cili nis mandatin 5 vjecar si kryetar i bashkise se Moskes eshte e qarte se ku perqendrohet pushteti ne Rusi. Ai thote

Vladimir Putin ka qene dhe do te vazhdoje te jete politikani me i larte rus. Ai eshte njeriu qe merr vendimet ne politike.

Gazeta Vedemosti shkruan Soibanin eshte 100 njeriu i Putinit dhe eshte Putini te cilit ai i detyrohet per karrieren e tij.

Ne Moske Sobianin punoi prapa skene per te ndihmuar Dmitri Medvedevin paraardhesin e tij si shef i stafit te zotit Putin per te fituar zgjedhjet presidenciale ne vitin 2008.

Si nje njeri i rrethit te ngushte te Putinit ai u zgjodh kryetari i Chanel One vitin e kaluar nje prej rrjeteve televizive me te rendesishme ne vend i drejtuar nga shteti. Por ne Moske ai ishte i panjohur. Javen e kaluar vetem 3 e moskoviteve sipas sondazheve thane se do te votonin per te.

Disa ore perpara inaugurimit te tij ai mbajti fjalimin e vetem te fushates se tij perpara 34 anetareve te Keshillit te qytetit te Moskes.

Duke permendur binomin e tmerrshem ne jeten moskovite korrupsionin dhe burokracine ai tha

Jam i bindur se korrupsioni dhe burokracia kane zhvleresuar thuajse ose te gjitha perparesite konkurruese te Moskes. Dukshem ky qytet ka nevoje per nje sistem administrativ me te hapur dhe eficent.

Ne dallim nga paraardhesi i tij Juri Luzhkov ai tha se imigrantet jane te domosdoshem per te zhvilluar Mosken dhe e quajti zgjerimin e qytetit me ndertesa xhami e celiku gabim ne planin urbanistik te Moskes.

Nje grup qiejgervishtesesh ne te cilin perfshihen dhe dy ndertesat me te larta ne Europe ishin projektuar per tu bere qendra financiare e Rusise. Por disa prej ketyre ndertesave jane bosh viktima te deshtimit te tregut te shitblerjes se ndertesave i cili erdhi me krizen financiare boterore te vitit 2008.

Presidenti Medvedev i beri thirrje Sobianinit qe te eci perpara per te kthyer Mosken ne qendren financiare te Euroazise.

Perpara votimit te Keshillit te qytetit Andrei Klicov perfaqesues i partise komuniste ne kete keshill tha per kandidaturen e Sobianinit te zgjedhur nga Kremlini se moskovitet nuk kane zgjedhje tjeter. Gjithcka u vendos mbas dyerve te mbyllura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›