E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-ja Konsensus per dalje nga kriza


PDK-ja nuk deshiron qe te vazhdoje te qeverise e vetme vendin deri ne zgjedhjet e pergjithshme te caktuara me daten 13 shkurt. Partia Demokratike angazhohet per ngritjen e mocionit te votebesimit per qeverine qe do ti paraprinte mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Anetari i kryesise se PDK-se Memli Krasniqi ka thene per BBC-ne se zgjatja e boshllekut institucional eshte e demshme per Kosoven.
Per neve te gjitha zgjidhjet kushtetuese jane te pranueshme por per ne eshte me rendesi qe vendi te dale nga kriza sa me shpejt qe eshte e mundur. Askush nuk mund ta mohoje se vendi eshte ne krize institucionale sot ka ministri qe LDK-ja i ka lene shkret deklaroi Krasniqi.

Nga ana tjeter sekretari per marredhenie nderkombetare i LDK-se Skender Hyseni ka thene se LDK-ja do te parapelqente qe zgjedhjet te mbaheshin ne kohen e caktuar konkretisht ne 13 shkurt por nuk deshiron qe zgjedhjet te mbahen me heret.

E vetmja gje te cilen LDK-ja nuk e deshiron eshte kontestimi eventual i atyre rezultateve nga cilado force politike e Kosoves dhe une ju siguroj se LDK nuk do ta kontestonte asnjehere nje proces te rregullt zgjedhor. Por nuk duhet ta perjashtojme si mundesi qe mund te kete forca politike qe mund ta shfrytezojne si alibi mungesen e vezhguesve nderkombetare qe te vendosin pikepyetje ne rregullsine dhe ligjshmerine e ketij procesi zgjedhor Citoi Hyseni.

Per bindjen tone qeveria e Republikes se Kosoves qe moti e ka humbur funksionalitetin sidomos pas zgjedhjeve te kaluara lokale por nese ka pak vullnet politik mund te sigurohet nje pajtueshmeri e funksionimit te Kuvendit dhe qeverise deri me 13 shkurt ka thene Blerim Shala nenkryetar i AAK-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›