E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mbledh 5 miliardë eurot e para

Athina zyrtare ka mbledhur 5 miliardë euro, të cilat do të përdoren për uljen e nivelit të deficitit. Kjo shifër është e vogël, por sipas qeverisë greke sa më afatgjata të jenë letrat me vlerë, aq më shumë fitim do të ketë.
Vetëm pak ditë pas marrëveshjes se Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar Greqinë, Athina zyrtarë ka marrë masat e veta për të dalë nga kriza e thellë ekonomike.
"Qeveria bëri shumë mirë, tani ajo do të ketë një ndihmë më shumë", ka deklaruar eksperti Gikas Hardouvles. Ai ka shprehur bindjen e tij se Greqisë do t'i duhen mbi 2 vjet për të dalë nga kriza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›