E Diel, 1 Nëntor 2026

OST, gjashtë qytete pa dritë, riparohet shtylla e tensionit të lartë

Në Fushë - Krujë vijon ende riparimi i shtyllës së tensionit të lartë të hedhur në erë me lëndë plasëse më 30 dhjetor. Për këtë arsye, Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 24.00 të mbrëmjes. Rajonet që do të kenë kufizime të energjisë elektrike do të jenë ato të Durrësit, Fierit, Kavajës, Gjirokastrës, Ballshit dhe Vlorës.

Njekohësisht OST-ja bën te ditur se specialitet tanë do të punojnë sa me shpejt qe të jetë e mundur për riparim plotesisht të kësaj shtylle të demtuar .

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›