Rusi, arrestohet vrasësi i gazetarës Politkovskaja

Autoritetet ruse kanë arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja.
Avokati Saidakhmet Arsamerzayev, tha se i dyshuari, Rustam Makhmudov, ishte arrestuar mbrëmë në Çeçeni.
Avokati i familjes së tij tha se Makhmudov pritet që të dërgohet në Moskë.
Makhmudov është i dyshuar si personi i cili e vrau gazetaren Ana Politkovskaja, në vitin 2006, dhe deri tani i ka ikur arrestimit.
Ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares Politkovskaja, kurrë nuk janë gjetur në hetimet, të cilat janë kritikuar nga ndërkombëtarët.