E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, dhunë gjatë marshimit për të drejtat e homoseksualëve

MOSKË- Një valë dhune shpërtheu sot, gjatë një marshimi për të drejtat e homoseksualëve në Moskë, e cila ishte ndaluar nga autoritetet dhe u sulmua nga fundamentalistët ortodoksë, njoftuan mediat vendase.

Demonstruesit, të cilët mbanin në duar dhe valëvisnin flamuj ngjyrë ylberi dhe pankarta ku shkruhej "Rusia nuk është Irani", u sulmuan nga anëtarët e një sekti fetar ultra-ortodoks, që ishin grumbulluar më parë.

Policia ndërhyri, duke larguar aktivistët për të drejtat e homoseksualëve nga grupi i fundamentalistëve dhe duke shmangur përleshje të dhunshme dhe gjakderdhje.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›