E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërohet krizë e re

Sipas një bilanci në lidhje me shpëtimin e bankave amerikane prej shtetit, në këtë sektor pritet të ketë vitet e ardhshme një krizë tjetër të rëndë.

Përgjegjësi i bilancit, Neil Barofsky konstaton që pa një reformë themelore të tregut të saj financiar, SHBA-ja do të vazhdojë rrugën e saj malore plot kthesa, por kësaj here në një automjet më të shpejtë.

Shpëtimi i suksesshëm i bankave me ndihma në miliarda prej taksave, sipas Barofskyt, e ka nxitur më tepër madhësinë e bankave dhe gatishmërinë e tyre për t'u hyrë rreziqeve, si dhe krijimin e një flluske të re pasurish të patundshme. Përveç kësaj, në bursë nuk vihen re ndryshime në kulturën e shpërblimeve të ekzagjeruara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›