E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi vizitë në Katar, merr pjesë në Forumin e 4-t të “Aleancës së Civilizimeve”

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u nis për në Shtetin e Katarit, ku me ftesë të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, do të marrë pjesë në Forumin e 4-t të Aleancës së Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në kryeqytetin Doha, në datat 11-13 dhjetor 2011.

Ky Forum synon të ideojë dhe të krijojë iniciativa që do të kontribuojnë për të forcuar mirëkuptimin mes popujve, të mbështesin dialogun mes civilizimeve në mënyrë që të përkrahë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur paqen, sigurinë dhe partneritetin botëror në zhvillim.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forum, Kryetari i Shtetit Shqiptar të zhvillojë takime me homologë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë veprimtari.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›