Rusi, gazetarët unifikohen kundër Putin

Gazetarët e një gazete ruse nënshkruan një letër të hapur proteste ndaj Kryeministrit Vladimir Putin, disa ditë pasi dy drejtuesit më të lartë të “Kommersant” u hoqën nga detyra pas kritikave që bënë për parregullsitë në zgjedhje.
Më shumë se 60 antarë të stafit të gazetës së përditshme ekonomike nënshkruan letrën, pasi pronari i tyre, manjati i minierave Alisher Usmanov hoqi nga detyra kryeredaktorin dhe manaxherin e përgjithshëm. Usmanov, i cili zotëron një pjesë të aksioneve të klubit të futbollit të Arsenalit, njihet si një person i afërt me Putin.
Titulli bënte një lojë fjalësh me “Rusinë e Bashkuar”, partinë e njerëzve më të fuqishëm të vendit, Kryeministrit Putin, kandidat për një mandat të tretë në krye të Kremlinit në mars 2012 dhe Presidentit Medvediev.Rusia ka vlerësime shumë të ulta përsa i përket lirisë së mediave.