Thaçi: Veriu nuk ka nevojë për ndihma, Rusia po e politizon situatën

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se konvoji rus i ndihmave nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pa përmbushur procedurat e nevojshme që kërkohen.
Gjtë mbledhjes së sotme të qeverisë kryeministri Thaçi tha se në vend nuk ka krizë humanitare, dhe incidenti i ndihmave me rusët është thjesht politik.
Thaçi theksoi gjithashtu se qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë me ushqime serbët e veriut, nëse kjo është e nevojshme.