E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, Karzai amnisti gruas që kreu"krim moral"

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka dhënë amnisti ndaj gruas afgane e cila u burgos për tradhëti bashkëshortore pasi u përdhunua. Lajmin e ka konfirmuar vetë avokatja e të burgosurës e cila se klientja e saj është liruar nga burgu, pas një falje nga presidenti afgan, Hamid Karzai.

Gruaja, me emrin Gulnaz, u lirua të martën, pas dy vitesh burg nën akuzën "krim moral", ku një i afërm e përdhunoi atë.

Avokatja e saj amerikane , Kimberlli Motli, i tha BBC-së sot se klientja e saj u lirua pa kusht, duke shpërndarë frikën se mund t`i duhet të martohet me përdhunuesin.

Gulnaz u fal më 1 dhjetor, pasi Karzai u takua me zyrtarë gjyqësorë pas një protestë ndërkombëtare mbi gjendjen e saj. Ky rast vërteton situatën problematike të të drejtave të grave në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›