Rusi, jep dorëheqjen kryetari i Dumës, aleati i Putin
MOSKË- Kryetari i Dumës, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Boris Gryzlov, një bashkëpunëtor i afërt i Vladimir Putinit, njoftoi sot dorëheqjen nga posti, një vendim që ndodh në kuadrin e zërave për mashtrime gjatë zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.
"Vendosa të heq dorë nga mandati parlamentar. Mendoj se nuk është e rregullt mbajtja e postit të kryetarit të Dumës për më tepër se dy mandate radhazi", deklaroi Gryzlov, një nga drejtuesit e partisë Rusia e Bashkuar, e drejtua nga Putini, bëri të ditur faqja e internetit e kësaj partie.
(ma.ar/BalkanWeb)