Rusi, një grup islamik vetëshpallet përgjegjës për sulmin ndaj trenit
Një grup islamik me qendër në Kaukazin e Veriut deklaruan se kishin kryer sulmet me bomba mbi një tren pasagjerësh rusë ditën e premte.
Përmes një deklarate pretendohet se operacioni ishte kryer me urdhër të Dokku Umarov.
Umarov është një udhëheqës i vetëshpallur i Emiratit të Kaukazit, i cili kërkon të bashkojë grupe të ndryshme islamike në pjesën ruse të Kaukazit Verior.
Grupi ka kërkuar vendosjen e ligjit islamik të sheriatit në këtë rajon.
Javën e kaluar, shpërthimi në trenin Nevsky Express, që po udhëtonte nga Moska për në Shën Petërburg, shkaktoi daljen nga shinat të tre vagonëve nga ku mbetën të vdekur 26 pasagjerë dhe rreth 100 persona të tjerë u plagosën.
Një shpërthim i dytë ndodhi në vendngjarje ditën e shtunë, gjatë kohës kur hetuesit dhe skuadrat e shpëtimit ishin duke pastruar mbetjet e trenit.