E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gervinho i uritur për rikthim

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:15

Përforcimi i ri i Arsenalit Gervinho ka thënë se mezi pret të kthehet në fushë në Premierligës pas përfundimit të suspendimit prej tre ndeshjeve.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u dënua në debutimin e tij në Newcastle kur u ndëshkua me karton të kuq pas goditjes ndaj Joey Barton në zonën e ekipit vendas.

Por, ai është në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Blackburnit në Emirates Stadium.

“Nuk kam luajtur në shtëpi në Premierligë dhe fal Zotit që pritja mori fund. Mezi pres të kthehem këtë fundjavë” tha ai për Skysports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›